Tifozët e Santos i vejnë flakën qytetit pas rënies nga elita braziliane për herë të parë në historinë 111-vjeçare (VIDEO)
Tifozët e Santos i kanë vënë flakën qytetit dhe veturave të futbollistëve, për shkak se klubi i zemrës së tyre ka rënë për herë të parë nga elita braziliane në 111 vite histori.
Klubi i cili fitoi famë globale gjatë periudhës së Peles nga viti 1956 deri në 1974 u zhyt në dëshpërim dhe errësirë pasi ata humbën 2:1 ndaj Fortaleza në ndeshjen e fundit të Serisë A braziliane. Edhe pse ata kishin rrëshqitur në zonën e rënies pasi ishin pa fitore në pesë ndeshjet e fundit, një fitore do të kishte mjaftuar për të mbijetuar. Por një gol fitues i minutës së 96-të nga Juan Martin Lucero shkatërroi shpresat e Santos pasi ai shënoi në portën e Joao Paulo, portieri, i cili kishte dalë gjatë një goditje nga këndi me shpresën për të gjetur një gol në anën tjetër.
🚨🇧🇷 | Santos fans setting fire to players cars yesterday after they were relegated for the first time in the clubs history.
— All Things Brasil™ 🇧🇷 (@SelecaoTalk) December 7, 2023
pic.twitter.com/D0pLK6XOdU
Santos were relegated from the Brazilian Serie A today for the first time in their 111-year history. The fans haven't taken it well...
— Football on TNT Sports (@footballontnt) December 7, 2023
(via @tntsportsbr) pic.twitter.com/An04P4QZ9e
Tifozët iu drejtuan trazirave në portin e qytetit, pasi emocionet e tyre u mposhtën. Tifozët e tërbuar ndezën disa vetura dhe njëra prej tyre i përkiste sulmuesit të Santos, Stiven Mendoza. Ndërsa, tymi i zi u dallua nga pjesë të ndryshme të qytetit pas disfatës.

Gjërat ishin më të hidhura për tifozët e Santos, pasi rivalët Palmeiras u kurorëzuan kampionë të Serisë A për herë të dytë radhazi. Ndërkohë, ata do të humbasin edhe konkurrencën e kupës sezonin e ardhshëm pasi nuk arritën të vazhdojnë në Serie A dhe gjithashtu pësuan zhgënjim në kampionatin shtetëror të Sao Paulos.