Tifozët e Prishtinës gjuajnë me gurë autobusin e Trepçës, mbesin të lënduar tre policë - NACIONALE

Tifozët e Prishtinës gjuajnë me gurë autobusin e Trepçës, mbesin të lënduar tre policë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Prishtinës kanë lënduar tre zyrtarë policorë derisa gjuanin me gurë drejt autobusit të Trepçës, pas finales së Kupës të Kosovës në Rahovec.

Zëdhënësi për media i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Gazetën Nacionale ka konfirmuar se tre zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e kësaj përleshje.

“Sot pas përfundimit të ndeshjes bashketbollistike në mes KB "Trepça" dhe KB "Sigal Prishtina", tifozët kanë sulmuar zyrtarët policorë më ç'rast ka qenë i domosdoshëm përdorimi i forcës nga ana e zyrtarëve policorë. Në përpjekje të vendosjes së situatës nën kontroll dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast "Sulmi ndaj personit zyrtar" dhe "Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi", tha ai.

Trepça arriti fitore ndaj rivalit, Prishtinës me rezultat 74:66 për ta fituar Kupën e Kosovës për herë të gjashtë në histori të klubit.

Lajme të ngjashme