Tifozët besojnë se Argjentina e humbi me qëllim ndeshjen ndaj Arabisë Saudite që të mos përballet me Brazilin - NACIONALE

Tifozët besojnë se Argjentina e humbi me qëllim ndeshjen ndaj Arabisë Saudite që të mos përballet me Brazilin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tifozët skeptikë të futbollit kanë një teori interesante, se Argjentina humbi me qëllim ndaj Arabisë Saudite, që të mos përballej me Brazilin deri në finalen e Kupës së Botës.

Një ndër favoritët e këtij turneu bëri befasinë e madhe duke pësuar humbje qysh në raundin e parë të fazës së grupeve, atë ndaj Arabisë Saudite me rezultat 2:1, rezultat me të cilin tani i duhen dy fitore që të sigurojnë kualifikimin.

Me Brazilin që pritet të kualifikohet nga grupi G si lider, ishte paraparë që të takohej me Argjentinën në gjysmëfinale (nëse dy skuadrat do të avanconin si lider dhe të fitonin ndeshjet çerekfinale), por nëse kampioni i Kupës së Amerikës e mbyll si pozitë e dytë e tabelë, atëherë kalon në anën tjetër të shortit.

Disa tifozë në rrjetin social "Twitter", kanë vendosur idenë që skuadra e Lionel Messit humbi më qëllim që të mos përballen me rivalët, duke shijuar humbjen e parë pas 37 ndeshjeve ndërkombëtare.

"Argjentina humbi më qëllim në mënyrë që të mos përballet me Brazilin deri në fund dhe nga tani ata nuk do ta humbin asnjë ndeshje deri në finale".

"A jam i vetmi që mendoj se Argjentina humbi më qëllim që të përfundojë si pozitë e dytë në grupe?", pyeti një tjetër.

Një tjetër tifoz shtoi: "Ata nuk guxojnë të bëjnë ndonjë gabim më nga këtu".

Kujtojmë, gjithashtu ka pasur akuza që Lionel Messi ishte ‘bashkëpunëtor’ në humbjen, pasi argjentinasi ka marrëveshje që të luajë në Arabinë Saudite në vitin 2030.

Argjentina në ndeshjen e radhës do ta përballet me Meksikën, të shtunën, një ndeshje jetike për grupin C, derisa Arabia Saudite do të mundohet të sigurojë kualifikimin me një fitore ndaj Polonisë, po atë ditë.

Lajme të ngjashme