Tifozë anglezë të pranishëm në “Fadil Vokrri” për ta parë Kosovën - NACIONALE

Tifozë anglezë të pranishëm në “Fadil Vokrri” për ta parë Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përveç tifozëve kosovarë, në “Fadil Vokrri” janë të pranishëm edhe disa tifozë anglezë që kanë vendosur ta shikojnë nga afër ndeshjen Kosovë – Bjellorusi.

“Dardanët” po zhvillojnë ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për “Euro 2024”, ku synohet vetëm fitorja ndaj bjellorusëve.

Nga afër, janë duke e parë ndeshjen edhe disa tifozë anglezë që kishin udhëtuar për ta përcjellë kombëtaren e tyre të hënën ndaj Maqedonisë së Veriut dhe tani janë rikthyer në Kosovë.

Nacionale ka siguruar disa fotografi të tifozëve brenda stadiumit, derisa një numër i tyre janë parë nëpër kafenë, ku si zakonisht festonin me birra.

Ndërkohë, rezultati është i barabartë 0:0.

Lajme të ngjashme