“Ti na tradhtove” – Tifozët e flaktë të Interit i çojnë mesazh Romelu Lukakut
Grupi i tifozëve të flaktë të Interit që njihen si ‘Ultras’ kanë lëshuar një deklaratë në lidhje me një transferim të Romelu Lukakut te Juventusi, ku lojtarit i thanë se me vendimin për të biseduar me zonjën e vjetër i ka tradhtuar ata dhe familjen zikaltër.
Grupi Curva Nord (tifozët e flaktë të Interit) kanë sulmuar sulmuesin në Instagram pas lajmeve se ai po negocionte një marrëveshje për t'iu bashkuar rivalëve të Serisë A, Juventus. Belgu, i cili është kontraktuar me Chelsean pas një huazimi një sezonal te Interi, është pothuajse e sigurt që do të transferohet këtë verë te zonja e vjetër.
“Nuk do të të shohim më këtej e tutje Lukaku”, kanë thënë ultrasit. "Ti na ke tradhtuar të gjithëve. Ne kemi qëndruar gjithmonë me ty në kohë të vështira, tani po na godit me thikë pas shpine. Ti e shet veten tek ofertuesi më i lartë pasi ke puthur stemën tonë si një mercenar i lirë. Përpara se të bëhesh një kampion duhet të jesh burrë dhe nuk je i tillë”.
🚨 Inter Milan ultra group the Curva Nord have released this statement about Romelu Lukaku on Instagram.
— Chelsea Dodgers (@TheBlueDodger) July 18, 2023
😳#CFC pic.twitter.com/Dg0YHYtGjh
Lukaku iu bashkua Interit për herë të parë në vitin 2019 nga Manchester Unitedi për një tarifë rekord për zikaltrit prej mbi 85 milionë euro dhe shijoi dy sezone të shkëlqyera - aq shumë sa Chelsea e ri-nënshkroi atë në vitin 2021. Por belgu më pas u huazua dhe u kthye në San Siro për sezonin 2022-23, pasi ka shijuar një kohë të keqe që nga ai transferim i vitit 2021.

Juventus tani duket destinacioni më i mundshëm për 30-vjeçarin, pasi ai kërkon të rifillojë karrierën e tij edhe një herë këtë verë . Megjithatë, disa tifozë të Juves nuk janë të kënaqur me lëvizjen e mundshme.

