Pamje: Tifozët e Juventusit nuk e duan transferimin e Lukakut - NACIONALE

Pamje: Tifozët e Juventusit nuk e duan transferimin e Lukakut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Juventusit e kanë bërë të qartë se nuk duan që klubi i tyre të nënshkruajë me Romelu Lukakun nga Chelsea në këtë verë.

Ndërsa lojtarët e Juventusit mbërritën në klub për përgatitjet parasezonale, një grup tifozësh u mblodhën jashtë klinikës private të klubit në Torino për të mirëpritur lojtarët e tyre. Ata bënë thirrje, duke i bërë të qarta ndjenjat e tyre se nuk duan që Juventus të nënshkruajë me Romelu Lukakun nga Chelsea.

Pasi Interi u tërhoq nga gara për nënshkrimin e përhershëm të belgut nga Chelsea këtë verë, Juventusi doli përpara dhe shprehu interes për të përmbushur ofertën e mëparshme të Interit prej 40 milionë euro. Por gjigantët italianë duhet ta largojnë fillimisht serbin Dusan Vlahovic në mënyrë që të bëjnë një ofertë zyrtare për Lukakun me Chelsean.

Kjo duket paska e vështirë sepse skuadra e interesuar për Vlahovic është PSG, por edhe tifozët atje nuk i kanë mirëpritur raportimet, duke protestuar ashpër ndaj sulmuesit nacionalist.

Chelsea po kërkon të shesë Lukakun këtë verë me Juventusin aktualisht të interesuar për të nënshkruar me të. Sulmuesi thuhet se ka oferta edhe nga klubet e Arabisë Saudite.

Lajme të ngjashme