“Do t’i presim tre gishtat” – Tifozët e flaktë të PSG-së e paralajmërojnë serbin Vlahoviq - NACIONALE

“Do t’i presim tre gishtat” – Tifozët e flaktë të PSG-së e paralajmërojnë serbin Vlahoviq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi serb i Juventusit, Dusan Vlahovic, është i lidhur me një kalim te kampionët e Francës, Paris Saint-Germain në këtë afat kalimtar. Teksa raportimet për një transferim vazhdojnë, janë tifozët e flaktë parisien që kanë paralajmëruar serbin, duke i thënë se do t’i presim tre gishtat (festimi nacionalist që bënë sulmuesi).

Sulmuesi serb aktualisht është pjesë e zonjës së vjetër në Serie A, por ka shumë spekulime që mund të bëjë një lëvizje diku tjetër këtë verë. Parisi është konsideruar si një nga pikat e mundshme për të vazhduar karrierën sulmuesi 23-vjeçar, por disa tifozë të pasionuar që funksionojnë si grup në kryeqytetin francez e kanë informuar Vlahovicin se ai do të bënte gabimin e karrierës nëse do të vinte në Parkun e Princave.

Një imazh i ultrasve të PSG-së jashtë fushës së PSG-së është shfaqur duke treguar tetë persona që mbajnë lart një pankartë kërcënuese ku shkruhej: "Nëse vini, ne do t'ju presim tre gishtat".

Ultrasit e PSG-së Dushan Vlahovic

Ai mesazh konsiderohet të jetë dorëzuar si përgjigje ndaj një fotografie të Vlahovicit që u bë pas një ndeshje ndërkombëtare për Serbinë, në të cilën ai u pa duke ngritur tre gishtat dhe duke veshur një bluzë që tregonte Kosovën si pjesë e Serbisë. Veprimet e tij thuhet se i referohen “supremacisë serbe mbi Kosovën”.

Dushan Vlahovic Serbia me tre gishta

Nuk është hera e parë këtë verë që tifozët e PSG-së kanë paralajmëruar një synim transferimi, me Lucas Hernandez që iu tha se ai nuk ishte "i mirëpritur" në Paris për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me rivalët Marseille, ku dikur luante babai i tij.

Lajme të ngjashme