Diskutoi edhe me Juventusin, Inter lë përfundimisht negociatat për Lukakun
Inter ka vendosur të largohet nga gara për sulmuesin Romelu Lukaku.
Belgu kishte negociuar fshehtas me Juventusin, gjë që s’i ka pëlqyer aspak “Neurazzurëve” që ishin duke provuar që disa javë të arrijnë marrëveshje me Chelsean.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Inter i ka lënë negociatat me lojtarin dhe tani do ta informojnë edhe Chelsean për zhvillimet e fundit.
Arsyeja kryesore janë bisedimet që Lukaku ka pasur me “Bianconerët”, të cilët kanë njoftuar Chelsean se do të ofrojnë 37.5 milionë euro plus bonuset nëse arrijnë ta shesin Dusan Vlahovicin te PSG-ja.
“Inter ka vendosur të largohet nga negociatat për Romelu Lukakun. Marrëveshja dështoi. Chelsea do të informohet”.
“Inter është i zemëruar pasi u informua për bisedimet ndërmjet Lukakut dhe Juventusit”.
“Juve dhe Arabia Saudite mbesin opsione për Lukakun. Juve mund të provojë vetëm nëse shesin Vlahovicin”, shkroi Romano.
Inter have decided to leave negotiations for Romelu Lukaku. Deal OFF. 🚨🔵⛔️
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 15, 2023
Chelsea to be informed soon.
Inter are furious after being informed of talks between Lukaku and Juventus.
Juve and Saudi remain as options for Lukaku now.
Juve can only proceed if they sell Vlahović. pic.twitter.com/FJ5Bg2G77O
Klubet arabe kanë bërë oferta të njëpasnjëshme për Lukakun, i cili i refuzoi por tani pas këtyre zhvillimeve situata mund të ndryshojë.
Al-Hilal thuhet se është i gatshëm të plotësojë kërkesat e klubit londinez, si dhe t’i ofrojë belgut një pagë prej 45 milionë eurove për vit, mirëpo deri më tani mungon vetëm “drita jeshile” nga Lukaku