Thuajse e kryer, Fisnik Asllani pranë kalimit te Union Berlini
Sulmuesi Fisnik Asllani është afër të largohet nga Elversberg për t’iu bashkuar skuadrës së Bundesligas Union Berlin.
Në bazë të asaj që raporton “BILD”, Union Berlini ka arritur marrëveshje me Hoffenheimin për shërbimet e Asllanit, ku e tëra ka mbetur që edhe Elversbergu të bindet.
Ylli i Kosovës gjithashtu ka dhënë dritën jeshile për këtë transferim, ngase preferon të luajë sa më shpejtë në kampionatin gjerman.
Vetëm Elversberg mund t’i nxjerrë probleme qendërsulmuesit, meqenëse e kanë huazuar deri në verë, kurse lojtari ka mahnitur në Bundesliga II, ku ka shënuar tashmë 10 gola si dhe dhuruar pesë asistime.
Ditët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme për këtë lëvizje të mundshme, me Asllanin që është i etur për ta dëshmuar vetën edhe në elitën e futbollit gjerman.
Kujtojmë, Asllani është top golashënuesi në Bundesliga II, kurse falë paraqitjeve mahnitëse ka fituar vëmendjen e disa top klubeve në Gjermani dhe Itali.
Kalimi i mundshëm te Union Berlini do të jetë vetëm për gjashtë muaj, pra deri në fundin e këtij sezoni.