Thuajse e kryer, Alexander-Arnold shumë afër të bëhet ‘galaktik’
Mbrojtësi i Liverpoolit Trent Alexander-Arnold është shumë afër që të largohet nga klubi i fëmijërisë për t’iu bashkuar Real Madridit.
Futbollisti i dalë nga akademia është në listën e yjeve që iu përfundon kontrata në verë, ndërsa që nga 1 janari do të jetë i lirë për të negociuar me klube jashtë Anglisë.
“Marca” raportoi ditë më parë se Alexander-Arnold e kishte informuar Liverpoolin për dëshirën që t’i bashkohet Realit, kurse “AS” thotë se marrëveshja është “90 për qind e kryer”. Krejt qa mungon është nënshkrimi i lojtarit, i cili nuk mund të mbyllet para vitit 2025.
Alexander-Arnold thuhet se ka refuzuar disa oferta për të rinovuar kontratën, në mënyrë që t’iu bashkohet madrilenëve si agjent i lirë.
Megjithatë, nuk ka ndonjë mundësi që marrëevshaj të mbyllet në janar, përpos nëse Liverpooli vendos që të mos e lejojë të largohet falas dhe e kontakton Realin për ta mbyllur transferimin në janar.
Në rast që ndodh ndonjë “kthesë tjetër”, atëherë Reali ka opsione edhe emrat si Pedro Porron e Tottenhamit, Jeremie Frimpongun e Leverkusenin dhe talentin e Sevillas Juanlu.