"Thoni faleminderit" - Mesazhi i Artetës për tifozët e Arsenalit para përballjes me Aubameyang - NACIONALE

"Thoni faleminderit" - Mesazhi i Artetës për tifozët e Arsenalit para përballjes me Aubameyang

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mikel Arteta ka thënë se tifozët e Arsenalit duhet ta falënderojnë dhe ta mirëpresin Pierre-Emerick Aubameyangun në stadiumin Emirates ku do të përballen si kundërshtarë këtë herë.

Sulmuesi do të kthehet në Londrën veriore të martën për herë të parë që nga largimi i tij në Barcelonë në shkurtin e vitit 2022. Aubameyang ka qenë kapiten i topçinjve, duke i shënuar 92 gola në 163 paraqitje, por iu hoq shiriti i kapitenit pasi e shkeli rregullat disiplinore të klubit.

Pasi iu bashkua Chelseat, Aubameyangu tha se nuk ka asgjë personale me Arsenalin, përpara përballjes së parë në Stamford Bridge në nëntor.

Ndërsa Arteta thotë se nuk ka asgjë personale apo ndjenjë të keqe që Aubameyang të kthehet në Emirates, duke dhënë mesazh tifozëve topçi përpara takimit me 33-vjeçarin i cili mund të mos ketë pritje të ngrohta.

Le të themi faleminderit. Të tregojmë respekt, mirënjohje dhe të mirëpresim për atë që ishte në klubin tonë. Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm për ne, shënoi shumë gola, ai ishte kapiteni ynë dhe ai e meriton këtë. Thoni faleminderit dhe jini mirënjohës”, tha Arteta.

Arsenali pret Chelsean në një formë jo të mirë, pasi është në një ecuri prej katër ndeshjeve pa fitore, që i kushtoi me humbjen e pozitës së parë në Premierligë, por Arteta është i gatshëm dhe në humor të mirë.

Ne kemi ende pjesën më të bukur të sezonit për të luajtur, pesë ndeshje deri në fund. Kur e mendoj, asgjë nuk ka mbaruar. Ne mund të arrijmë ende titullin e Premierligës sepse janë edhe pesë ndeshje dhe do të ndodhin edhe shumë gjëra. Do të paguaja shumë para për të qenë edhe sezonin e ardhshëm në këtë pozicion, më besoni”, tha ai në konferencën për shtyp para përballjes ndaj Chelsea./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme