Thierry Henry: Më bënin të qesh kur njerëzit thoshin “Granit Xhaka ka ndryshuar”
Legjenda e Arsenalit Thierry Henry thotë se ka mbetur i befasuar si tifozët ndryshuan mendimin për mesfushorin Granit Xhaka pas një edicioni ku ndryshoi pozitën.
Francezi tha se Xhaka nuk qëndronte më në mbrojtje prandaj nuk e humbiste edhe topin, dhe është normale të shënonte gola sepse po luante me thellë në mesfushë.
“Njerëzit më bënë të qesh gjatë vitit të kaluar kur thoshin “Granit Xhaka ka ndryshuar”. Sigurisht, nuk ishte më pjesë e mbrojtjes prandaj më pak gabime, nuk e humb topin shpesh”.
“Sigurisht është më përpara. “Oh, ai po shënon gola më shumë”. Është logjike, është me pozitë më lartë”, tha ai në një bisedë me ish bashkëlojtarin David Seaman në pocastin "Seaman Says".
Pas një super sezoni te Arsenal, ku fatkeqësisht Xhaka nuk arriti ta fitojë titullin kampion, ai vendosi të largohet për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit.
Shqiptari vendosi të rikthehet në Gjermani ku nënshkroi për katër vitet në vijim, derisa zhvilloi një super paraqitje në fitoren e parë ndaj RB Leipzigut.
Ndërkohë, Arsenal ka vazhduar me rezultate pozitive – ku në dy ndeshjet e para në Premierligë ka arkëtuar gjashtë pikë, duke mposhtur Nottingham Forestin dhe Crystal Palace.