Thierry Henry: De Bruyne është nga një planet tjetër - NACIONALE

Thierry Henry: De Bruyne është nga një planet tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjend e futbollit botëror, Thierry Henry, ka thënë se Kevin De Bruyne është nga një tjetër planet, pasi belgu bëri heroin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke shënuar golin e barazimit për Manchester Cityn ndaj Real Madridit.

City e pa vetën në disavantazh me një gol shumë të bukur të shënuar nga Vinicius Junior në pjesën e parë, teksa rrezikuan të pësojnë edhe të dytin në mesin e pjesës së dytë. Por De Bruyne shënoi gol të jashtëzakonshëm për të barazuar rezultatin.

Henry i cili ka punuar mbi dy vite e gjysmë me mesfushorin e qytetarëve sa ishte ndihmës-trajner në Kombëtare të Belgjikës, e lavdëroi më shumë se sa vetëm aftësinë e tij për të shënuar gola nga distanca.

KEVIN DE BRUYNE MANCHESTER CITY CHAMPIONS LEAGUE 09052023

“Ende mendoj se ai është lojtari më i rëndësishëm në këtë skuadër,”—i tha Henri CBS Sports pas ndeshjes. "Kam hasur në shumë lojtarë, kam luajtur me shumë lojtarë, kam parë shumë lojtarë, kam luajtur kundër disa prej më të mëdhenjve. Mendoj se Kevin, truri i tij është më i miri që kam parë ndonjëherë, në mënyrën se si e sheh ai lojën. Për shkak se truri i tij është në disa vende, unë nuk e di se çfarë mendon ai ndonjëherë, ju shikoni atë dhe duket se ai nuk është me ne sepse ai është aq i mirë, për të qenë në të gjitha situatat përnjëherë.”

Thierry Henry HIC 2:1

"Ndonjëherë mund të jetë një problem sepse nuk je në nivelin e tij, por mendoj se ai është lojtari më i zgjuar që kam parë në jetën time. Është vetëm ai i pari dhe askush tjetër, mënyrën siç mendon ai. Sepse e pashë për gjashtë vitet me Belgjikën, e dua pak më shumë atë njeri, sepse pashë gjëra që bënte në stërvitje dhe në lojëra. Ai është i pabesueshëm. Truri i tij, unë jam ende duke menduar për disa gjëra që kam parë, ai është nga një planet tjetër dhe nuk ishte ndeshja e tij më e mirë sonte, por ai shënoi për të barazuar.”

Në të vërtetë, kur Erling Haaland pati një natë të rrallë me shumë vuajtje, De Bruyne edhe një herë tregoi vetën në Ligën e Kampionëve kur ekipi i tij kishte më shumë nevojë për të. Belgu gjithashtu regjistroi një asist në ndeshjen e tyre të dytë çerekfinale kundër Bayernit, dhe kishte emrin e tij në listën e golave në fitoret e fundit në Premierligë ndaj Arsenalit dhe Liverpoolit. De Bruyne kishte pushuar dy ndeshjet e fundit si vendas për Cityn për shkak të një dëmtimi, por koha e pushimit duket se vetëm e ka rigjallëruar mesfushorin, pasi ai po kalon në një formë të frikshme për kundërshtarët, në fund të sezonit.

Kevin De Bruyne Manchester City celebrate 2022-23

Duke pasur parasysh rëndësinë e tij për Cityn për një trofe të parë të Ligës së Kampionëve, mbetet për t'u parë nëse Pep Guardiola do të zgjedhë belgun për ndeshjen e ardhshme në Premierligë, e cila zhvillohet në Everton të dielën. Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Cityt kundër Realit do të zhvillohet në stadiumin Etihad tre ditë më vonë, saktësisht të mërkurën e 17 majit.

Lajme të ngjashme