Thiago Motta në 'nxitim', dëshiron që Kolo Muani të debutojë kundër Milanit
La Gazzetta dello Sport raporton se Thiago Motta është në një nxitim për të mirëpritur sulmuesin e PSG-së, Randal Kolo Muani, pasi trajneri i Juventusit dëshiron ta ketë atë në dispozicion për ndeshjen kundër Milanit të shtunën.
Juventusi është në pritje të mbërritjes së sulmuesit francez, i cili pritet të zbarkojë sot në Torino.
Sipas burimeve të shumta, përfshirë Gazzetta, Kolo Muani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore pasdite dhe do të stërvitet për herë të parë me ekipin e tij të ri të enjten.
Kolo Muani do t’i bashkohet bardhezinjve në formë huazimi nga PSG, pa një opsion për blerje.
Sipas Gazzetta, Motta pret që Kolo Muani të jetë gati për ndeshjen e së shtunës, kur Juventusi do të përballet me Milanin në "San Siro" në një ndeshje vendimtare për garën e katër më të mirëve.
Nga ana tjetër, Dushan Vlahovic ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi të muskujve dhe ende nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion për këtë përballje.
Juventusi ka pasur një ditë të ngarkuar këtë të mërkurë, pasi një tjetër nënshkrim i ri, Alberto Costa, mbërriti në qendrën mjekësore 'J Medical' në mëngjes për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore përpara një transferimi të përhershëm prej 13 milionë eurosh.