The Telegraph: Lojtarët kanë mbetur të shokuar nga shkarkimi i Potterit, u njoftuan nga komunikata zyrtare
Chelsea ka shkarkuar trajnerin Graham Potter pas vetëm gjashtë muajve në krye, ku disa futbollistë e mësuan me anë të njoftimit zyrtar të klubit.
Shkaku i rezultateve negative, ku së fundmi u mposhtën nga Aston Villa, "Blutë" e Londrës vendosen t'i ndajnë rrugët me teknikun anglez.
"The Telegraph" raporton se Chelsea momentalisht nuk ka asnjë pasues me Julian Nagelsmann që vlerësohet si favoriti, derisa në listë ndodhet edhe Mauricio Pochettino, i cili në fakt ishte intervistuar para se Potter ta zëvendësonte atëherë Thomas Tuchelin.
Të befasuar dhe shqetësuar kanë mbetur lojtarët, që një gjë të tillë e mësuan pas komunikatës zyrtare të klubit.
Chelsea nuk do të duhet ta paguajë tërë kontratën e Potter, e cila do të kuptonte rreth 50 milionë funte pasi ishte katërvjeçare.
Drejtorët sportivë Laurene Stewart dhe Paul Winstanley thuhet se ishin kryesorët për të marrë këtë vendim, që pastaj u mbështet plotësisht nga Boehly.
Raporti shton se me këto 10 ndeshje të mbetura dhe çerekfinalja ndaj Real Madridit, Chelsea duhej të ndryshonte diçka për të nisur "këndelljen".
Në komunikatën e Chelseas që njoftonte shkarkimin thuhej: "Chelsea njofton se Graham Potter është larguar nga klubi. Graham ka pranuar që në bashkëpunim të largohet. Në kohën e tij, ai na ka sjellë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballemi me Real Madridin".
"Chelsea do të donte ta falënderonte Graham për kontributin e dhënë dhe i uron më të mirat në të ardhmen"
