Tevez: Gruaja donte të më vriste kur u largova nga Juventusi - NACIONALE

Tevez: Gruaja donte të më vriste kur u largova nga Juventusi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda Carlos Tevez ka treguar se gruaja e tij Vanessa donte ta vriste kur u largua nga Juventus për t’u kthyer në Argjentinë.

Ish ylli i Man Unitedit ka kujtuar kohën e shkëlqyer te “Bianconerët”, duke treguar se ka kaluar për mrekulli për aq sa gjati.

Të arrija te Juventus ishte si të merrja ajër të pastër”.

Nga fillimi ishte e pabesueshme. Duke arritur në një klub të madh dhe të mbaja fanellën e Del Pieros ishte shumë e veçantë. Ishte kohë e mirë dhe kur vendosa të rikthehesha në Argjentinë, Vanessa, gruaja ime donte të më vriste”.

Gjithçka në Itali ishte shumë e lehtë. Italianët ishin si argjentinasit, një pjesë e jetës sime do të qëndrojë aty përgjithmonë".

Argjentinasi shpreson se tifozët e Juventusit ta kujtojnë gjithmonë për pasionin që tregoi në ato dy vite.

Në çdo ndeshje që mbaja fanellën e Juventusit, gjithmonë e lashë një pjesë të zemrës në fushë. Mendoj se është çfarë tifozët do të kujtojnë deri në fund. E luajta ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve dhe pastaj shkova në Argjentinë”.

Tevez kaloi dy sezone në Itali, duke zhvilluar 66 paraqitje ku shënoi 39 gola, pa numëruar tetë të tjera në Ligën e Kampionëve.

39-vjeçari tani ka marr drejtimin e skuadrës argjentinase Independiente, ku është puna e tij e dytë si trajner, pas largimit nga Rosario Central në vitin 2022.

Lajme të ngjashme