Test i vështirë për Fodan: Kosova sot përballet me Hungarinë
Pas fitores ndaj Armenisë, sonte pritet të jetë testi i parë i vërtetë për Franco Fodan dhe Kosovën.
Djelmoshat dardanë në Budapest do të përballen me Hungarinë.
Skuadra hungareze është në një formë të jashtëzakonshme, dhe mbetet të shihet si do të jetë paraqitja e lojtarëve të Kosovës.
Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur pasi të gjitha biletat janë shitur.
Kosova triumfoi ndaj Armenisë me golin e Milot Rashicës.