Tërhiqet shorti për sezonin e ri të Superligës së Kosovës, këto janë përballjet e javës së parë - NACIONALE

Tërhiqet shorti për sezonin e ri të Superligës së Kosovës, këto janë përballjet e javës së parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është tërhequr shorti për sezonin e ri të Superligës së Kosovës. Në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, u bë tërheqja e shortit për sezonin 2023/24.

Siç e dimë tashmë, Ferronikeli dhe Fushë Kosova, janë dy skuadrat e promovuara në Superligë për këtë sezon, pasi paraprakisht u shpallën kampionë në Ligën e Parë në grupet A dhe B, respektivisht.

Në rastin e tërheqjes së shortit, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, njoftoi se si do të tërhiqej shorti, teksa njoftoi përfaqësuesit e klubeve për hartimin e akteve të reja normative për këtë sezon, gjithashtu u fol edhe për fillimin e Ligës U21, për të cilin u tha se do të vlejë kalendari i njëjtë.

Java e parë e Superligës së Kosovës për sezonin 2023/24 fillon më 12 gusht dhe këto do të jenë përballjet e para.

Liria – Ballkani;

Drita – Llapi;

Dukagjini – Malisheva;

Fushë Kosova – Gjilani;

Prishtina – Feronikeli.

Kujtojmë se Kampioni në fuqi është Ballkani, skuadër kjo që ka fituar titullin kampion në dy vitet e fundit.

Lajme të ngjashme