Ter Stegen e humb sezonin, Barcelona e konsideron si opsion Etrit Berishën
Barcelona është duke konsideruar për të nënshkruar me portierin Etrit Berisha, si një nga opsionet për ta zëvendësuar në projekt afatgjatë Marc Andre Ter Stegen.
Gjermani e humbi sezonin në sfidën ndaj Villarrealit, ku do të operohet të hënën dhe do të jetë jashtë fushës deri në tetë muaj.
Presidenti i La Liga-s Javier Tebas ka njoftuar se Barcelona mund të nënshkruajë me një portier në rast që lëndimi i Ter Stegen është afatgjatë, andaj katalunasit janë duke vëzhguar disa portierë që janë agjent të lirë.
“Mundo Deportivo” raporton se Berisha është një ndër 10 portierët që po konsiderohen si katalunasit meqenëse është pa ekip.
“Një karrierë e gjatë në Serie A dhe ka luajtur për kombëtaren e Shqipërisë për vite. Skuadra e fundit ishte Empoli”, shkruan ndër të tjera mediumi në fjalë.
Ndërkohë, në këtë listë ka edhe emra si Keylor Navas, Jordi Masip, Edgar Badia, Jiri Pavlenka, Loris Karius, Tomas Vaclik, Tomas Koubek, Alexandre Letellier dhe Kostas Lamprou.
Kësisoj, në ditët në vijim Barcelona mbetet ta marrë vendimin përfundimtar dhe të shohim nëse portieri shqiptar do ta bëjë një lëvizje të madhe në karrierë.