Ten Hag thotë se nuk e inkuadroi Ronaldon shkaku i respektit për të - NACIONALE

Ten Hag thotë se nuk e inkuadroi Ronaldon shkaku i respektit për të

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka befasuar të gjithë duke thënë se nuk e inkuadroi Cristiano Ronaldon ndaj Manchester Cityt, shkaku i respektit për karrierën e portugezit.

Man United u “demolua” në udhëtim te “Qytetarët” me rezultat 6:3, por ishte befasi mjaftë e madhe që Ronaldo qëndroi në stol gjatë tërë kohës.

Pas 45 minutave të parë, City ishte duke fituar 4:0, ndërsa kur pritej që Ronaldo të hynte, tekniku holandez thotë se vendosi shkaku i respektit që ka për karrierën e pesë herë fituesit Topit të Artë.

"Nuk doja ta sjellja shkaku i respektit për Cristianon, për karrierën e tij të madhe dhe gjëja tjetër është se kishha avantazhin që mund ta sjellja Anthony Martial, ai ka nevojë për minuta, por nuk doja të ishte ashtu", deklaroi ai.

Përndryshe, Ten Hag shtoi se ka mbetur i befasuar me paraqitjen e dobët të skuadrës.

"Jam i befasuar që nuk sollëm shpirtin në fushë, kam parë një skuadër ndryshe dhe nuk më dukeshin të bindur. Duhet të flas me lojtarët e mi dhe të mësoj arsyen pse".

"Do t'i tregoj skuadrës nesër që mund të ishim me këmbë të mbarë. Te goli i parë, ne e fituam topin dhe mund të krijonim një shans dhe e dhuruam pastaj. Kjo është e papranueshme".

"Është paksa e thjesht, është mosbesim. Kur nuk beson në fushë, atëherë nuk mundësh të fitosh ndeshje, kjo është e papranueshme. Kemi ndjekur rregulla të padisiplinuar dhe u lënduam, kjo ndodhi sot".

"Të gjitha meritat për Man Cityn, por nuk ka të bëjë asgjë me ta, paraqitja jonë nuk ishte e mirë. Në pjesën e dytë ne ndryshuam gjërat, krijuam më shumë. Ishim më të guximshëm me top, erdhëm te kundërshtari dhe shënuam tre gola".

Në fund, ai shtoi se tani duhet të fokusohen menjëherë të ndeshja e radhës dhe ta harrojnë këtë humbje.

"Mund të largohemi nga kjo gjë, por nëse nuk e bëjmë nuk do të ketë zgjidhje. Prandaj do ta bëjmë, do të jemi shumë të qartë që të lëvizim dhe të shikojmë ndeshjen e radhës".

Lajme të ngjashme