Ten Hag thotë se kurrë s’do ta përsërit stilin e lojës së Ajaxit te Man Unitedi - NACIONALE

Ten Hag thotë se kurrë s’do ta përsërit stilin e lojës së Ajaxit te Man Unitedi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag e ka pranuar se asnjëherë nuk do të jetë në gjendje ta përsërisë stilin e lojës së Ajaxit te Manchester Unitedi.

Tekniku holandez iu bashkua Unitedit nga Ajax në prillin e vitit 2022, pavarësisht që punën e nisi katër muaj më vonë.

Debutimi në “Old Trafford” ishte impresionues por tani ka filluar të kritikohet. I pyetur nëse po tenton ta bëjë te United atë që e bënte me gjigantin holandez, Ten Hag shtoi se s’është e mundur.

Kurrë. Nuk do të luajmë asnjëherë atë futboll, sepse lojtarët këtu janë ndryshe”.

Kjo është arsyeja gjithashtu pse jam këtu. Luajmë futboll ndryshe nga ai që e realizuam te Ajaxi sepse duhet, nuk mund të luajmë në të njëjtën mënyrë”.

Lojtarët vendosin për mënyrën e lojës. Ajax ishte shumë tipik, me Man United duhet të tregojë futboll ndryshe, siç bëra vitin e kaluar”.

Luajmë futboll më direkt sepse i kam lojtarët ndryshe këtu”, deklaroi ai.

Man United vazhdon të ndodhet në të njëjtën krizë si vitet e fundit, ku të dielën pësuan humbje nga rivali Manchester City në “Old Trafford”.

Lajme të ngjashme