Ten Hag shpjegon ringjalljen e Wan-Bissakas: Gjërat ndryshuan gjatë pushimit
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë se ringjallja e anësorit anglez, Aaron Wan-Bissakas, erdhi gjatë pushimit dimëror, kur po luhej Botërori në Katar dhe 25-vjeçari nuk ishte i angazhuar me kombëtare.
Ylli i djajve të kuq kishte luajtur vetëm katër minuta para pushimit dimëror dhe dukej se një largim nga Teatri i Ëndrrave do të ishte shumë i mundur. Sidoqoftë, që nga atëherë, Ten Hag, ka startuar pothuajse në çdo ndeshje që nga fillimi i dhjetorit me anglezin në fushë, duke i lënë përshtypje të mira trajnerit holandez me paraqitjet e tij. Këtë ringjallje trajneri i djajve të kuq ia atribuon një qasjeje ndryshe gjatë pushimit.

"Ai po punon mirë me trajnerin. Po bën përparim të mirë që nga fillimi i sezonit," shpjegoi Ten Hag në një konferencë për shtyp. "Ai ishte në një situatë të keqe sepse nuk ishte në formë, kishte shumë lëndime, disa lëndime deri në nëntor. Gjërat ndryshuan gjatë pushimit. Ai punoi shumë në parasezon, në kampin stërvitor. Disa paraqitje të mira në lojërat e para dhe ja ku jemi. Ai po bën përparim të mirë."

Fjalët e trajnerit të United përsërisin mbështetjen e tij për mbrojtësin e krahut në fillim të janarit mes një rrethi thashetheme që e lidhin atë me një largim nga klubi. Pasi Diogo Dalot pësoi një dëmtim në ijë pak para Kupës së Botës, Wan-Bissaka e ka bërë të tijën pozicionin e mbrojtësit të krahut, megjithëse ai do të përballet me një betejë për ta mbajtur atë pasi portugezi të kthehet nga lëndimi.

25-vjeçari do të shpresojë të marrë edhe paraqitjen e radhës si titullar në ndeshjen e së dielës në Premierligë, ku United do të udhëtojë për t’u takuar me liderët e ligës, Arsenal.

