Ten Hag: E kuptoj zemërimin e Manchester Cityt pas golit të Brunos - NACIONALE

Ten Hag: E kuptoj zemërimin e Manchester Cityt pas golit të Brunos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë se e kupton plotësisht zemërimin e Manchester Cityt për golin e shënuar nga Bruno Fernandes, i cili ishte mjaft i diskutueshëm për pozitë jashtë loje dhe me të cilin djajtë e kuq u kthyen në lojë, për ta fituar në fund me rezultat 2:1.

Djajtë e Kuq shënuan dy gola brenda katër minutave për të siguruar një fitore me rikthim 2:1 në derbin e Manchesterit gjatë drekës të së shtunës, por ndeshja nuk kaloi pa polemika të mëdha. Në të vërtetë, Marcus Rashford dukej qartë se ndërhynte në lojë nga një pozicion jashtë loje në golin e barazimit të shënuar nga portugezi Fernandes, por goli qëndroi pasi sulmuesi nuk e preku topin, sipas arsyetimit të gjyqtarëve.

Bruno Fernandes Manchester United Manchester City Premier League

Duke folur për golin pas fitores, Ten Hag për BT Sport tha: "Unë mund ta shoh atë edhe nga ana tjetër. Këto rregulla bëjnë konfuz paksa vijën e mbrojtjes. Rregullat thonë se Marcus nuk e preku topin dhe ai nuk po pengonte lojtarët kundërshtarë. Bruno erdhi nga mbrapa për shënuar, por këtë situatë unë mund ta shoh edhe nga ana tjetër."

Marcus Rashford & Bruno Fernandes of Manchester United

Trajneri i Unitedit padyshim dukej i ngazëllyer me tre pikët e siguruara me rikthim në ndeshje, edhe pse Pep Guardiola u përpoq të mos i kushtonte shumë peshë vendimit kyç.

Pep Guardiola Manchester City Manchester United 2022-23

Në atë që do të jetë një periudhë plot tension për Djajtë e Kuq, Ten Hag dhe lojtarët e tij tani do të përballen me Crystal Palace në udhëtim pas katër ditë përpara se të kthehen sërish në Londër për t'u përballur me Arsenalin të dielën e ardhshme.

Lajme të ngjashme