Ylli i Manchester Unitedit humb sezonin, e konfirmon Ten Hag
Ylli i Manchester Unitedit, Donny van de Beek, ka humbur sezonin pas një lëndimi të pësuar në këmbë, konfirmon trajneri i djajve të kuq, Erik ten Hag.
Van de Beek mori një lëndim gjatë fitores 3:0 të Djajve të Kuq ndaj Bournemouth në fillim të janarit në Premierligë. Ai u desh të zëvendësohej në pjesën e parë pas një ndërhyrje të nxituar nga mbrojtësi Marcos Senesi. Ten Hag ishte i shqetësuar për shkallën e lëndimit dhe tani ka zbuluar se mesfushori holandez do të humbasë pjesën tjetër të sezonit.

"Mendimet e mia shkojnë për të, është e tmerrshme kur je në një sezon dhe merr një ndërhyrje të keqe, lëndim të keq. Tani jemi të lumtur që gjuri i tij në planin afatgjatë është i mirë," u tha Ten Hag gazetarëve para ndeshjes derbi, kundër Manchester Cityt.

Ndeshja ndaj Bournemoth ishte vetëm ndeshja e dytë e sezonit për Van de Beek si titullar. Ai ka luftuar për të shtrirë ndikimin në Old Trafford që kur iu bashkua klubit nga Ajax në vitin 2020. 25-vjeçari u kthye nga huazimi në Everton në këtë verë, por është kufizuar në vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat për Unitedin që nga ribashkimi me ish-trajnerin e Ajaxit, Ten Hag.

Van de Beek nënshkroi për një kontratë pesëvjeçare për Unitedin, me atë marrëveshje që supozohej ta mbante atë deri në vitin 2025. Megjithatë, ai mund të duhet të largohet në verë pasi të jetë i shëruar, pasi ka pak hapësirë në mesfushën e Manchester Unitedit me lojtarë si Bruno Fernandes, Christian Eriksen, Fred, Scott McTominay dhe Casemiro para tij në rolin e mesfushorit.

