Man United vazhdon me formën fantastike, e mposht Bournemouthin - NACIONALE

Man United vazhdon me formën fantastike, e mposht Bournemouthin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Bournemouthit, në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.

"Djajtë e Kuq" fituan me rezultat 3:0, duke bërë një hap të madh për t'iu afruar pozitave të para, si dhe vazhduar me formën fantastike.

Ishte mesfushori me tipare defensive Casemiro që shënoi nga afërsia pas një harkimi të Christian Eriksenit pas 23 minutave lojë.

Kjo formë e lartë vazhdoi edhe në minutat e mbetur me mysafirët që kishin dominimin më të madh në fushë, duke rrezikuar disa herë, derisa Bournemouth provonte me disa kundërzbritje.

Zhvillohej minuta e 49-të me talentin Alejandro Garnacho që asistoi për mbrojtësin Luke Shaw, i cili me një goditje të bukur dyfishoi epërsinë e vendasve (49').

Pas kësaj, Bournemouth rrezikoi përmes Jaidon Anthony, mirëpo portieri David de Gea bëri një tjetër super pritje që t'ia mohojë golin.

Man United kishte edhe dy mundësi tjera të shkëlqyeshme përmes Garnachos, por argjentinasit i mungoi fati duke mos arritur t'i konkretizojë.

Fitoren bindëse të Manchester Unitedit e vulosi vetë sulmuesi Marcus Rashford me një goditje direkte (86').

Me këtë fitore, Manchester United bën një hap të madh pasi tani renditën në pozitën e katërt me 35 pikë, aq sa ka edhe Newcastle një pozitë më lartë, por kjo e fundit ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Ndërsa, Bournemouth renditët në pozitën e 15-të me 16 sosh.

Në xhiron e radhës, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag do të përballet me rivalin lokal Manchester City, derisa Bournemouth me Brentfordin

Lajme të ngjashme