Ten Hag: Po bëjmë mirë, por ka shumë vend për përmirësim
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, vlerësoi zhvillimin e skuadrës së tij në javët e fundit, por ai sugjeroi se ka edhe shumë vend për përmirësime.
Manchester United është në një formë të mirë pas një fillimi katastrofik të jetës nën urdhrat e Ten Hag. Megjithatë, shefi i Djajve të Kuq ishte i prirur t'i kujtonte skuadrës së tij që të mos dilnin nga vetja.

Duke folur për faqen zyrtare të klubit, holandezi tha: "Po bëjmë mirë. E shihni që po zhvillohemi. Jemi duke u bërë më të mirë ndeshje pas ndeshje dhe kështu duhet të bëhet. Ka ende shumë vend për përmirësim”.
Që nga humbja e tyre në derbi 6-3 kundër Manchester Cityt, Djajtë e Kuq nuk kanë humbur asnjë ndeshje në shtatë përballjet e tyre të fundit në të gjitha garat. Së fundmi, United siguroi një fitore 3-0 ndaj Sherifit në Ligën e Evropës, një rezultat që Ten Hag e përshkroi si "shumë profesionist".

Në 11 ndeshje deri më tani të zhvilluara në elitën e futbollit anglez, Manchester United ka grumbulluar 20 pikë dhe zë pozitën e gjashtë, një më pak se Chelsea e pozitës së pestë që ka një ndeshje më shumë dhe katër më pak se Newcastle United që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Djajtë e Kuq do të përballen me West Ham në një ndeshje në Premierligë të dielën përpara se të shkojnë në Spanjë për t'u përballur me Real Sociedadin në ndeshjen e tyre të fundit në grupet e Ligës së Evropës, që mund të jetë përcaktuese për liderin e grupit nëse skuadra e trajnerit holandez arrin të fitoj ndeshjen me dy gola më shumë të shënuar.

Cristiano Ronaldo do të kthehet në ndeshjen ndaj West Ham pas mungesës që pati kundër Chelseat në javën e kaluar për shkak të pezullimit nga skuadra, ndërsa në mesjavë në Ligë të Evropës arriti ta shënonte një gol teksa ishte titullar.

