Ten Hag: Nuk jam aspak i lumtur, Ronaldo do të jetë më në formë ndeshjen tjetër
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka qenë i dëshpëruar pas humbjes nda Brighton, derisa thotë se Cristiano Ronaldo do të jetë më në formë në ndeshjen e radhës.
Brighton shënoi një fitore në xhiron e parë hapëse ndaj “Djajve të Kuq”, duke triumfuar me rezultat 1:2 midis “Old Trafford”.
Pas ndeshjes, tekniku holandez foli për “Sky Sports”, ku u shpreh i zhgënjyer shkaku i gabimeve të shumta.
"Sigurisht, shumë i zhgënjyer por duhet t'ia dalim. E kemi ditur që nga fillimi që nuk do të jetë e lehtë, është proces që ka nevojë për kohë, por ti nuk ke kohë duhet të fitosh ndeshje. Duhet të bënim më mirë".
"Ishte e panevojshme kemi dhënë dy pasime të gabuara, në organizim kemi bërë gabime. Ne duhet ta bëjmë të qartë si t'ia dalim në situatat kur kthehemi (në mbrojtje), por është në rregull. Duhet të analizojmë dhe të mësojmë nga gabimet".
I pyetur për ndryshimin e lojës me hyrjen në fushë të Ronaldos, Ten Hag deklaroi se kishte efekt me Rashford që kishte dy raste të mira.
"Mendoj që po (hyrja në fushë e Ronaldos përmirësoi). Pjesa e dytë në çdo vend më mirë, në mesfushë me Christian Eriksen më poshtë dhe Cristiano Ronaldo lartë, ne krijuam raste. Mendoj Marcus (Rashford) dy raste shumë të mira, por fatkeqësisht nuk i shënoi".
Ai tutje shtoi se Ronaldo do të jetë më në formë javën tjetër, por që i duhet të vazhdojë të punojë që të rikthehet në formën më të mirë.
"Po, por duhet kohë. Nuk mund ta detyrosh, një javë në stërvitje dhe i duhet kohë që të rikthehet në formë, kjo ndeshje do t'i ndihmojë. 35-40 minuta kishte tani dhe do të jetë më mirë javën tjetër".
Në fund, tekniku holandez nënvizoi se duhet të përmirësohen shpejtë që të mos bëjnë sërish këso gabimesh.
"Nuk jam i kënaqur aspak sepse humbëm dhe nuk ishte e nevojshme. Duhet të bëjmë gjërat më mirë. Mendoj se me këta lojtarë ne duhet të bënim më mirë".
"Nuk është e lehtë ta ndërtosh, kjo duhet kohë. Unë e di që nuk kemi kohë kur jemi top, por është e nevojshme. Reagimi në pjesën e dytë, ishim si ekip i vërtetë dhe e kam pasur të qartë. Në pjesën e parë nuk është bëmë shumë gjëra, por gabuam në pasime në anën teknike. Duhet të mësojmë shpejtë nga gabimet".
Në ndeshjen e radhës, Man Utd do të jetë mysafir i Brentfordit.
