Ten Hag më në fund thyen heshtjen për Ronaldon - NACIONALE

Ten Hag më në fund thyen heshtjen për Ronaldon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, më në fund ka thyer heshtjen, ku ka folur për largimin e Cristiano Ronaldos, për të cilin tha se është e kaluara dhe ata do të shikojnë vetëm nga e ardhmja.

Trajneri i Unitedit më në fund trajtoi periudhën e trazuar në klub gjatë një interviste dypjesëshe për MUTV ndërsa ai dhe skuadra janë në një kamp stërvitor në Spanjë.

I pyetur nga ish-futbollisti dhe prezantuesi i MUTV, Danny Webber për afatin kalimtar të janarit dhe se si e ka menaxhuar largimin e Ronaldos, ten Hag u përgjigj: “Ai ka ikur dhe është e kaluara. Tani po shohim përpara dhe po shikojmë nga e ardhmja.”

Ishte një përgjigje e shkurtër, por që është një tregues i mirë për të kaluar situatën kaotike në United pas intervistës bombë të Ronaldos me Piers Morgan, ku ai deklaroi se nuk kishte respekt për Ten Hag.

Akuzat e Ronaldos në drejtim të Unitedit dhe Ten Hagut

Gjatë intervistës së gjatë, Ronaldo akuzoi drejtuesit e United dhe Ten Hagun se po përpiqeshin ta detyronin atë të largohej nga klubi, duke thënë tutje se ai nuk ka respekt për holandezin dhe ndihet i 'tradhtuar'.

“Unë nuk kam respekt për të, sepse ai nuk tregon respekt për mua”, tha Ronaldo.

“Disa njerëz nuk më duan mua këtu – jo vetëm trajneri, por dy ose tre djemtë e tjerë. Jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar. Sinqerisht, nuk duhet ta them këtë. Por dëgjo, nuk më intereson. Njerëzit duhet të dëgjojnë të vërtetën. Po, ndihem i tradhtuar.”

The FULL Cristiano Ronaldo Interview With Piers Morgan | Parts 1 and 2 - YouTube

Cristiano Ronaldo së fundmi ka qenë i lidhur me një kalim në skuadrën saudite, ku u raportua për një marrëveshje të arritur me Al-Nassr, por vetë fituesi i pesë herë Topit të Artë e mohoi këtë pas lojës së djeshme.

“Jo, nuk është e vërtetë, jo e vërtet”, u përgjigj ai në pyetjen e reporterit.

Lajme të ngjashme