Ten Hag: Kemi nevojë për përforcime të reja - NACIONALE

Ten Hag: Kemi nevojë për përforcime të reja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester United është veçuar me një fazë parapërgatitore të suksessshme, por për trajnerin e ri të saj, Ten Hag, ende ka hapësirë dhe nevojë për përforcime të reja.

"Djajtë e kuq" gjatë viteve të fundit shënimin e ndonjë mos-suksesi nuk e kanë të ndërlidhur me faktin që nuk kanë shpenzuar të holla në afrimin e lojtarëve të rinj. Këtë e kanë bërë. Madje,me raste bërë investime më të mëdha edhe sesa vetë Manchester City.

Fusha nuk ka treguar rezultatet e pritura në proporcion me shpenzimet e bëra. Erik ten Hag, si trajner i ri po mundohet që ta ngushtojë dallimin me dy ekipet që në vitet e fundit po mbizotërojnë në Angli, si Manchester City dhe Liverpool.

Për ta bërë një gjë të tillë, trajneri holandez kërkon disa përforcime të reja, ngase e sheh organikën e skuadrës së tij të pakompletuar ende.

Nevoja për përforcime të reja sipas Ten Hag

Disa mungesa për pasojë e lëndimeve dhe Cristiano Ronaldo që me shumë vështirësi po vijon të jetë pjesë e skuadrës, e kanë ç'orientuar në masë të madhe edhe tërë skuadrën para fillimit të sezonit të ri të Premierligës, që brenda pak orësh hap siparin me ndeshjen e parë në Selhurst Park mes Crystal Palace dhe Arsenal.

I gjendur në këtë pozitë, Ten Hag është treguar mjaft i sinqertë në konferencë për shtyp, në vigjilje të ndeshjes që Manchester United do ta luajë kundër Brighton në "Old Trafford".

"Jemi ende duke kërkuar lojtarë në afatin kalimtar. E kam thënë edhe më herët. Jam i lumtur me mesfushën. Kemi bërë paraqitje të mira në fazën parapërgatitore. Kemi një skuadër të mirë, por mund të përforcohemi akoma. Kemi nevojë për të pasur konkurueshmeri brenda skuadrës"
, tregoi ai.

Trajneri holandez e bëri të qartë që është i kënaqur me fillimin e Eriksen dhe Lisandro Martinez, por shpjegoi si kanë nevojë edhe për lojtarë të tjerë të mirë.

"Do të ketë shumë ndeshje në këtë sezon, që do të jetë shumë i gjatë. Kemi nevojë për lojtarë të mirë. Erikseh dhe Lisandro Martinez janë një fillim i mirë"
, ka përfunduar Ten Hag.

Lajme të ngjashme