Ten Hag: Do ta shohim nëse do ta vendosim titullar Ronaldon - NACIONALE

Ten Hag: Do ta shohim nëse do ta vendosim titullar Ronaldon

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ten Hag nuk ka pohuar e as mohuar faktin nëse Cristiano Ronaldo do të luajë titullar në ndeshjen e nesërme kundër Brentford në udhëtim.

Tashmë është e ditur që ka ndodhur një plasaritje e raporteve mes Manchester Unitedit dhe Cristiano Ronaldos. Arsyeja e gjithë kësaj ka të bëjë me vullnetin e yllit portugez për t'u larguar nga klubi.

Mirëpo, drejtuesit e "djajve të kuq" nuk mendojnë njësoj, duke shprehur vullnetin që të respektohet deri në fund - e që e cila skadon në vitin tjetër.

Për Ten Hag mbetet e paqartë nëse Ronaldo do të luajë si titullar në ndeshjen kundër Brentford, edhe pse i vlerëson lart përgatitjet që po i bën sulmuesi portugez.

Deklarata e plotë e Ten Hag për Ronaldon

Ronaldo luajti nga pjesa e dytë kundër Brighton në ndeshjen e javës së parë të kampionatit të sivjem, të cilën Manchester United e humbi me rezultat 1:2 në "Old Trafford".

"Cristiano Ronaldo është ushtruar mirë gjatë kësaj jave dhe pas dy pjesëlojëve që ka luajtur, do të shohim nëse do ta angazhojmë në fushë nga fillimi i ndeshjes"
, tregoi ai.

Ronaldo nuk është parë i kënaqur duke qëndruar në stol gjatë javës së kalaur. Ai është bërë viral edhe përmes disa fotografive që kanë mbuluar rrjetet sociale, ku shfaqeshin miniminkat e tij të çuditshme.

Ronaldo me një mori refuzimesh nga klube të ndryshme

Një varg klubesh të ndryshme evropiane kanë refuzuar që të bëjnë oferta për Ronaldon, përkundër që Mendes ka punuar shumë mirë që ta sjellë punën deri në atë stad, duke ua prezentuar klubeve të shumta klientin e tij.

Bayern ka qenë më i zëshmi duke shprehur skepticizmin e thellë që 37-vjeçari do të mund t'i përshtatej filozofisë së lojës. Këtë gjë e kanë thënë drejtuesit e klubit bavarez, nga Salihamidzic deri te Kahn.

Të njëjtën gjë e ka shprehur edhe trajneri Tuchel i Chelseat. Debat të madh ka nxitur edhe interesimi i përfolur i Atletico Madrid, por që u mohua dhe u kontestua pastaj edhe nga tifozët e klubit madrilen.

Gjithë këtë situatë nuk është se e ka kapërdirë mirë gjithë këtë katrahurë, me shumë skaudra që e kanë refuzuar, ndonëse vullneti i tij i madh mbetet ai që të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën me Manchester Unitedin nuk do të mund ta bëjë gjatë këtij sezoni.

Lajme të ngjashme