Lojtarët e Manchester Unitedit të lodhur me situatën e Cristiano Ronaldos, duan largimin e tij - NACIONALE

Lojtarët e Manchester Unitedit të lodhur me situatën e Cristiano Ronaldos, duan largimin e tij

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një numër i lojtarëve të Manchester Unitedit thuhet se janë lodhur nga situata e Cristiano Ronaldos, me disa që shpresojnë se portugezi të largohet në verë.

Ronaldo ka informuar "Djajtë e Kuq" në fillimin e muajit të kaluar se dëshironte largimin nga klubi, pasi synon të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve në këto vitet e fundit të karrierës.

Portugezi humbi parapërgatitjet në Tajlandë dhe Australi për arsye personale, por u rikthye te bashkëlojtarët në fundin e korrikut dhe zhvilloi miqësoren e parë ndaj Rayo Vallecanos.

37-vjeçari pastaj zhvilloi disa minuta në ndeshjen hapëse të Premierligës ndaj Brightonit, por që synimi i tij nuk ka ndryshuar: do largimin nga "Old Trafford".

Sipas "The Sun", një numër i lojtarëve të Manchester Unitedit janë lodhur nga kjo situatë e mërzitshme dhe do të preferonin që ai të largohet para fundit të afatit kalimtar veror.

"Është duke u bërë e lodhshme për lojtarët tani. "Ai ka aleatët e tij në kamp, ​​por shumë janë të ngopur me mënyrën se si ai po i kalon gjërat", thotë një burim për “Sun”.

PSG, Bayern Munich dhe Chelsea kanë qenë ndër klubet e lidhura me Ronaldon kur u bë e qartë se donte largimin, por pastaj u larguan nga gara njësoi si Atletico Madrid, Napoli dhe Sporting Lisbon.

Si rezultat i kësaj, portugezi mund të mbetet te Manchester United duke u detyruar ta përfundojë vitin e fundit të kontratës.

Duke folur përpara humbjes nga Brighton fundjavën e kaluar, trajneri i Man United, Erik ten Hag tha se ishte "me të vërtetë i lumtur" që kishte ish-djaloshin e Sportingut në klub.

"Si ndihem për fillimin e sezonit me Ronaldon? Jam shumë i lumtur. Unë ju kisha thënë më parë: ne kemi planifikuar me të për sezonin. Ne kemi një sulmues të lartë dhe jam shumë i lumtur që ai është këtu, ai është në skuadër dhe ne i qëndrojmë planit".

Ronaldo shënoi 24 gola dhe regjistroi tre asistime në 37 paraqitje për “Djajtë e Kuq” sezonin e kaluar, por një fushatë zhgënjyese për klubin i bëri ata të përfundojnë në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligë, kështu që ata nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sulmuesi është stërvitur si zakonisht me Man United këtë javë dhe pritet të përfshihet në përballjen e së shtunës me Brentford.

Lajme të ngjashme