Ten Hag ankohet për orarin e ngjeshur: Lëndimet janë të pashmangshme
Trajneri Erik ten Hag thotë se numri i shtuar i ndeshjeve ndikon që yjet të mos i shmangen lëndimeve.
Unitedi do të nis aventurën në fazën e ligës në Ligën e Evropës këtë të mërkurë ndaj Tëente.
Sidoqoftë, para ndeshjes Ten Hag ka kritikuar orarin e ngjeshur, duke dekaruar se lëndimet janë të pashmangshme.
“Duhet të shohim eksperiencën në këtë format dhe pastaj të gjykojmë”.
“Ka shumë ndeshje. Është e qartë, shumë kompeticione. Për top lojtarët, ata po lodhen shumë dhe kjo nuk është e mirë për futbollin”.
“Në fund të ditës duket mirë për tifozët, por duhet të ketë limit. Është thuajse e pamundur që lojtarët t’i shmangin lëndimet sepse zhvillojnë shumë ndeshje”.
"There are too many games, it's clear" 😤
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) September 24, 2024
Man Utd manager Erik ten Hag has hit out at the number of fixtures his team has to play 🗯️ pic.twitter.com/U8fonQtC7S
I pyetur se çfarë duhet bërë që të përmirësohet situata, Ten Hag shtoi: “Si klub i vetëm nuk mund t’ia dalësh, por si industri”.
“Në fund të ditës është për financa. Jemi profesionistë, prandaj rinovimet duhet të vijnë, por ta balancojmë”.
Man Unitedi dështoi në xhiron e fundit duke u ndalur në një barazim pa gola ndaj Crystal Palace, kësisoj kanë shtatë pikë ën pesë xhirot e Premierligës dhe janë jashtë top 10.