Teh Hag i fajëson lojtarët dhe gjyqtarin për disfatën që ia rrezikon Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Teh Hag i fajëson lojtarët dhe gjyqtarin për disfatën që ia rrezikon Ligën e Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, i ka fajësuar lojtarët e vet për mungesë përkushtimi, si dhe gjyqtarin për disfatën e skuadrës së tij 1:0 kundër Brightonit të enjten në Premierligë.

Brightoni e mbizotëroi Unitedin dhe i shënoi në minutën e 99-të, përmes Alexis Mac Allisterit nga penalltia.

Megjithëse kundërshtimet për penalltinë ishin të vogla, pikëpyetje pati për një goditje dënimi në ndërtim të aksionit të penalltisë.

Mbrojtësi i majtë Luke Shaw e rrëzoi Julio Enciso jashtë zonës dhe Andre Marriner dha shenjë për goditje dënimi. Goditja e dënimit rezultoi me korner, nga i cili Shaw e devijoi topin me dorë brenda zonës dhe pas një rishikimi të rastit në VAR, u dha penallti për vendasit.

Ten Hag këmbënguli pas ndeshjes se ndërhyrja e Shaw në Encison nuk ishte për faull.

Nuk ishte kurrë faull ai nga i cili erdhi korneri. Ishte prekje me dorë, mbase më shumë shkaku i humbjes së baraspeshës, apo pasi u shty në shpinë. Jam i zemëruar më shumë për goditjen e dënimit para goditjes nga këndi, nuk ishte kurrë faull. Pati shumë ndërhyrje të këqija sonte”, tha Ten Hag.

Unitedi mbetet në vendin e katërt në Premierligë, por tani ka vetëm katër pikë më pak se Liverpooli, i cili është në një seri fitoresh radhazi.

Ten Hag i fajësoi edhe lojtarët e vet për humbjen e rasteve.

Nuk janë vetëm gjyqtarë. Ne duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë për gol, të jemi më vrastar dhe të mos i bëjmë gabimet të cilat i bëmë në çastet e fundit. Kemi gjithçka në dorë dhe duhet të rikthehemi. Sonte marrim mësim dhe vazhdojmë tutje”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme