Të paktën 174 persona të vrarë pas trazirave në një ndeshje futbolli në Indonezi - NACIONALE

Të paktën 174 persona të vrarë pas trazirave në një ndeshje futbolli në Indonezi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një nga fatkeqësitë më të mëdha të futbollit botëror ka ndodhur këtë të shtunë në Indonezi, ku besohet se të paktën 174 persona kanë mbetur të vrarë në një rrëmujë pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Arema e Persebaya.

Rreth 180 persona u lënduan gjithashtu në këto trazira pasi ekipi vendas Arema humbi ndaj rivalëve të urryer dhe vërshuan stadiumin e mbipopulluar në mbrëmjen e vonshme të shtunën në Malang, East Java.

Rrëmuja ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës në tifozët që pushtuan fushën.

Police officers run as they try to stop football fans from entering the pitch

Ndërsa u përhap paniku, mijëra njerëz u drejtuan nga daljet e stadiumit Kanjuruhan, ku shumë prej tyre më pastaj u mbytën.

Raportet fillestare thonë se numri i të vdekurve është rreth 130, por Emil Dardak, zëvendësguvernatori i East Java, më vonë njoftoi një rritje të konsiderueshme që e çoi shifrën në 174, duke shtuar se 11 persona të tjerë u plagosën rëndë.

Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në ligën më të lartë të Indonezisë duhet të ndalen derisa të kryhet një hetim.

Shefi i Ministrisë së Sigurisë në Indonezi tha se spektatorët tejkaluan kapacitetin e deklaruar të stadiumit Kanjuruhan prej 38,000 me rreth 4,000 njerëz.

Videot nga stadiumi tregojnë tifozët që vrapojnë në fushë pas fishkëllimës së fundit që shënoi humbjen 2-3 të ekipit vendas.

Policia më pas hodhi gaz lotsjellës, duke çuar në një rrëmujë të turmës dhe raste mbytjeje, tha Nico Afinta, shefi i policisë në East Java.

"Ishte bërë anarkike. Ata filluan të sulmojnë oficerët, ata dëmtuan makina," tha ai, duke shtuar se dy oficerë policie ishin në mesin e të vrarëve.

Damaged police vehicles

"Ne do të donim të përcillnim se... jo të gjithë ishin anarkikë. Vetëm rreth 3,000 që hynë në fushë," tha ai.

"Tifozët e arratisur dolën në një pikë në dalje. Më pas pati një grumbullim, në procesin e akumulimit pati gulçim, mungesë oksigjeni", shtoi ai.

Videot në mediat sociale tregojnë fansat duke u kapur mbi gardhe për të shpëtuar. Video të veçanta duket se tregojnë trupa të pajetë në dysheme.

FIFA, organi më i lartë i futbollit botëror, deklaron se asnjë "gaz i kontrollit të turmës" nuk duhet të merret ose përdoret nga sigurimi ose policia në ndeshje.

Shoqata e futbollit indonezian (PSSI) tha se kishte nisur një hetim, duke shtuar se incidenti kishte "njollosur fytyrën e futbollit indonezian".

Police officers and soldiers stand amid tear gas smoke after clashes between fans during a soccer match at Kanjuruhan Stadium in Malang, East Java, Indonesia, Saturday, Oct. 1, 2022. Panic following police actions left over 100 dead, mostly trampled to death, police said Sunday. (AP Photo/Yudha Prabowo)

Dhuna në ndeshjet e futbollit nuk është e re në Indonezi dhe Arema FC dhe Persebaya Surabaya janë rivalë prej kohësh.

Megjithatë, tifozët e Persebaya Surabaya u ndaluan të blinin bileta për lojën për shkak të frikës së përplasjeve.

Shefi i Ministrisë së Sigurisë Mahfud MD postoi në Instagram se 42,000 bileta ishin shitur për ndeshjen në stadiumin Kanjuruhan.

Presidenti Widodo bëri thirrje që kjo të ishte "tragjedia e fundit e futbollit në vend" pasi urdhëroi që të gjitha ndeshjet e Liga 1 të ndërpriteshin në pritje të një hetimi.

A pair of sneakers sit trampled in the stands of Kanjuruhan Stadium following a deadly soccer match stampede, in Malang, East Java, Indonesia, Sunday, Oct. 2, 2022. Panic at an Indonesian soccer match after police fired tear gas to to disperse supporters invading the pitch left over 100 people dead, mostly trampled to death, police said Sunday. (AP Photo/Hendra Permana)

Rrëmuja është një nga më të këqijat e një vargu tragjikisht të gjatë katastrofash në stadium.

Në vitin 1964, gjithsej 320 njerëz u vranë dhe më shumë se 1000 u plagosën gjatë një rrëmuje në një ndeshje kualifikuese olimpike Peru-Argjentinë në Lima.

Në vitin 1985, 39 njerëz vdiqën dhe 600 u lënduan në stadiumin Heysel në Bruksel, Belgjikë, kur tifozët u shtypën pas një muri që më pas u shemb gjatë finales së Kupës Evropiane midis Liverpool (Angli) dhe Juventus (Itali).

Në Mbretërinë e Bashkuar, në stadiumin Hillsborough në Sheffield gjithashtu ishte një ngjarje dëshpëruese, që rezultoi në vdekjen e 97 tifozëve të Liverpoolit që ndiqnin gjysmëfinalen e Kupës FA të klubit kundër Nottingham Forest.

Lajme të ngjashme