Të hyrat financiare për çdo pozitë tabelare në Serie A - NACIONALE

Të hyrat financiare për çdo pozitë tabelare në Serie A

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampionati italian i Serie A ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, ku po bëhet luftë e ashpër për secilin objektiv, nga vendi i parë, ai i katërt, zona e kualifikimit në Ligën e Evropës, si dhe beteja për mbijetesë. Deri në vitin 2002 ishte kampionati me më së shumti të hyra. Pastaj filloi rënia dhe ngritja magjepse e Premierligës, e cila vuri supremacinë e saj. Megjithatë, sa janë të hyrat në futbollin italian? Sa fitojnë skuadrat për çdo plasman dhe pozitë tabelare që sigurojnë? Në vijim do të mundohemi që t'i sqarojmë të gjitha.

Në futboll renditja sportive nuk është e rëndësishme vetëm nga plani i rezultateve të arritura, por edhe sa ato plasmane mund të përkthehen në të hyra financiare, të cilat në Itali janë të rregulluara në shumë metoda të ndryshme.

Të drejtat televizive

Shprërndarja e inkasimeve nga të drejtat televizive bëhet në bazë të atij që njihet si "Ligji Melandri", i cili këtë proces e parasheh në këtë formë:

- 50% shpërndahen njësoj për të gjithë;
- 30% shpërndahen në bazë të rezultateve sportive (ku 12% është i bazuar në bazë të renditjes tabelare, 3% në bazë të pikëve të grumbulluara përgjatë sezonit momental, 10% në bazë të rezultateve të arritura në pesë vitet e fundit dhe 5% duke marrë pikë referimi rezultatet sportive të korrura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar nga sezoni futbollistik 1946/1947);
- 20% në bazë të matjeve të shikueshmërisë (ku 8% bazohet në matjet televizive dhe 12% në praninë e shikuesve në tribuna).

Sa vlen çdo pozitë tabelare në Serie A nga vendi i parë deri në të fundit?

Pra, 12% e të hyrave të përgjithshme shpërndahen në bazë të renditjes tabelare. Nëse e vëmë theksin te sezoni aktual, 2021/2022, atëherë kemi të bëjmë me 113 milionë euro, ku skuadra që renditet në pozitën e parë mund t'i rrisë përfitimet maksimalisht deri në 17,6 milionë euro, ndërsa ajo që renditet e fundit duhet të kënaqet me 400 mijë euro.


Natyrisht se bilanci i të hyrave pëson ndryshim për skuadrat që sigurojnë një plasman në kupat evropiane, ku marrin infuzion shtesë përmes fondeve të UEFA-s, e të cilat për klubet italiane janë vitale, para se t'i bëjnë llogaritë me bilancin vjetor, ku në vitet e fundit vetëm Atalanta ka dalur në suficit. Një realitet i ngjajshëm me atë të Benficas në Portugali.


Sido që të jetë, pvarësisht se si do të jetë tabela përfundimtare në Serie A pas javës së 38-të, në vazhdim ju sjellim përfitimet financiare që secila skuadër do t'i ketë në bazë të renditjes, nga pozita e parë deri në të fundit.


1. 17,6 milionë euro
2. 14,8 milionë euro
3. 12,7 milionë euro
4. 10,6 milionë euro
5. 9,2 milionë euro
6. 7,7 milionë euro
7. 6,3 milionë euro
8. 5,6 milionë euro
9. 4,9 milionë euro
10. 4,2 milionë euro
11. 3,5 milionë euro
12. 3,2 milionë euro
13. 2,8 milionë euro
14. 2,5 milionë euro
15. 2,1 milionë euro
16 1,8 milionë euro
17. 1,4 milionë euro
18. 1 milion euro
19. 700 mijë euro euro
20. 400 mijë euro


Dallimi i madh me Premierligën


Shifrat e renditura lart nëse krahasohen me ato të Premierligës, bën që futbolli italian të duket tejet i varfër. Futbolli në ishull është një aparat i vërtetë i gjenerimit të hollave kur kemi parasysh të drejtat televizive. Norwich, ekip i cili renditet në fundin e tabelës momentalisht, do të përfitojë më shumë para sesa Milan në rast se konfirmohet si lider në Serie A deri në përfundim të kampionatit.

  1. 178,8 milionë euro
  2. 178,2 milionë euro
  3. 172,1 milionë euro
  4. 175,2 milionë euro
  5. 164,0 milionë euro
  6. 166,6 milionë euro
  7. 161,8 milionë euro
  8. 156,7 milionë euro
  9. 160,9 milionë euro
  10. 156,0 milionë euro
  11. 141,9 milionë euro
  12. 135,7 milionë euro
  13. 139,2 milionë euro
  14. 135,0 milionë euro
  15. 129,7 milionë euro
  16. 124,8 milionë euro
  17. 118,0 milionë euro
  18. 124,0 milionë euro
  19. 118,0 milionë euro
  20. 105,6 milionë euro

Lajme të ngjashme