"Të gjithë myslimanët duhet të jenë terroristë" - Predikuesi kontrovers i islamit Zakit Naik ftohet në Kupën e Botës - NACIONALE

"Të gjithë myslimanët duhet të jenë terroristë" - Predikuesi kontrovers i islamit Zakit Naik ftohet në Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Predikuesi kontrovers i islamit, Zakir Naik – i cili kërkohet në Indi nën dyshimin për nxitje të terrorizmit dhe gjuhës së urrejtjes, ka mbërritur në Katar për të mbajtur fjalime në Kupën e Botës 2022.

Predikuesi mysliman nga India shkoi në Katar për të dhënë mësime fetare, sipas Faisal Alhajri, prezantuesit të televizionit shtetëror të Katarit, Alkass.

Predikuesi Sheik Zakir Naik qëndron në Katar gjatë Kupës së Botës dhe do të japë shumë mësime fetare gjatë këtij turneu”, shkroi Alhajri në Twitter.

Prania e Naikut në Botërorin kontrovers ka nxitur reagime të ashpra në Indi dhe pritet të nxisë edhe tensione të reja mes këtyre dy vendeve, pas një grindjeje diplomatike në qershor për shkak të komenteve fyese të partisë në pushtet në Indi ndaj profetit Muhammad.

Në një vizitë dyditore në Katar të dielën mbërriti edhe zëvendëspresidenti i Indisë, Jagdeep Dhankhar, për ta përfaqësuar Indinë në Kupën e Botës.

India ia ndaloi më 2016 predikuesit islamik, 57 vjeç, hyrjen në vend, duke e akuzuar për përhapje të gjuhës së urrejtjes dhe për nxitje të terrorizmit.

Ai po ashtu përballet edhe me akuza për spastrim parash, pasi dyshohet se përvetësoi asete kriminale në vlerë rreth 25 milionë euro për të blerë prona në Indi dhe për të financuar ngjarje.

Naik, i cili promovon një formë të islamit radikal në televizionin e vet Peace TV, ka përafërsisht 200 milionë shikues në gjithë botën.

Ai jeton në mërgim në Malajzi, ku qeveria e ish-kryeministrit Mahathir Mohamad e hodhi poshtë kërkesën e Indisë për ta ekstraduar atë, duke thënë se ai nuk do të dëbohej nga Malajzia përderisa nuk shkakton probleme.

Atij i ishte ndaluar edhe futja në Britani të Madhe kur Theresa May ishte ministre e mbrojtjes, pasi ai e kishte lartësuar Osama bin Ladenin dhe kishte thënë se të gjithë myslimanët duhet të jenë terroristë.

Lajme të ngjashme