Taremi e fillon në mënyrë fantastike me Interin, shënon dy gola në fitoren ndaj Luganos
Mehdi Taremi ka bërë një fillim fantastik në debutimin e tij me Interin, duke shënuar dy herë në fitoren 3:2 ndaj Luganos, në ndeshjen e parë miqësore të zikaltërve, në përgatitjet për sezonin e ri.
Kampionët e Italisë dolën në fushë pa shumë nga lojtarët e tyre kryesorë, të cilët u përfshinë në EURO 2024 ose në Kupë të Amerikës.
Taremi mezi priste të fillonte me klubin e tij të ri dhe ishte në 11-shen fillestare së bashku me Joaquin Correa kundër ekipit zviceran Lugano.
Ajo u luajt me dyer të mbyllura në Qendrën e Trajnimit BPER të Appiano Gentile, e riemëruar rishtazi, tani që pronarët e mëparshëm Suning nuk janë më pjesë e skuadrës.
Reprezentuesi iranian Taremi mbush nesër 32 vjeç dhe i dhuroi Correas një asist përpara se të shënonte vetë dy golat tjerë, me një penallti dhe një përfundim të 'lezetshëm'.
Lugano kishte kaluar në epërsi 2:1 me dy golat e Kacper Przbylko, duke shkuar në pushim me epërsi prej një goli, por zikaltrit e përmbysen rezultatin.
Për Interin ka debutuar edhe ish-portieri i Genoas, Josep Martinez.