Talenti shqiptar Zidan Tairi nënshkruan kontratë profesionale me Hoffenheimin
Talenti shqiptar Zidan Tairi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e madh gjerman Hoffenheim.
Tairi që përfaqëson Zvicrën në nivelin ndërkombëtar ka nënshkruar kontratë trevjeçare deri në qershorin e vitit 2028.
17-vjeçari vlerësohet lartë te Hoffenheimi edhe falë paraqitjeve mahnitëse që po bën me grupmoshat U19, ku së fundmi shkëlqeu në fitoren 5:1 ndaj Shaktar Donetsk në Ligën e të Rinjve, ku edhe shënoi golin e parë të ndeshjes.
Që prej kalimit nga Zurichu te Hoffenheimi, Tairi ka marrë lëvdata edhe nga drejtori sportiv i klubit gjerman Frank Kramer që deklaroi së fundmi për Blick: “Është i shpejtë në ofensivë dhe defansivë. Ai e kupton lojën shumë mirë dhe ka aftësitë për të”.
Die Schweiz dürfte bald um einen Bundesliga-Schweizer reicher sein. Der 17-jährige Zidan Tairi erhält in Hoffenheim einen Profivertrag. https://t.co/uQZTc7g29K
— Blick Sport (@Blick_Sport) February 13, 2025
Tairi ka përfaqësuar Zvicrën në grupmoshat U15, U16, U17 dhe U18 ndërsa është ndër lojtarët që vlerësohet me të ardhme te ndritshme te kombëtarja helvetike.