Talenti i Bayern Munich i ik nga duart Kombëtares së Kosovës, ftohet nga Shqipëria
Kombëtarja e Kosovës ka marrë edhe një tjetër lajm të keq sot. Një nga lojtarët më të talentuar nga grupmoshat e reja, Dion Berisha, është ftuar nga Shqipëria U-21 për ndeshjet kualifikuese të tetorit.
‘Dardanët’ në një periudhë të shkurtër humbi dy yje të futbollit kosovar që arritën suksesshëm të luajnë në klube evropiane. bëhet fjalë për Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën, të dy këta që u paraqiten për Kombëtaren e Shqipërisë që në thirrjet e para nga Sylvinho, me Kosovën që nuk i ftonte.
Kjo gjë po ndodhë sërish. Dion Berisha lojtar i Bayern Munich II nuk ka marrë ftesë nga Kombëtarja A e Kosovës, nga ku ka pritur. Ai tani do t’i bashkohet Shqipërisë U21 për ndeshjet kualifikuese të tetorit, me kuqezinjtë që i prijnë grupit për një vend në EURO 2025.

Trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi, sot ka prezantuar listën me futbollistët e ftuar, ku bënë pjesë edhe sulmuesi kosovar, në mesin e atyre që u larguan një vit më parë, bëhet fjalë për Medon Berishën dhe Adrion Pajazitin.

Berisha është 20-vjeçar dhe luan në role të ndryshme, si sulmues anësor, sulmues qendre dhe prapa sulmueseve. Ai cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj kosovar, dhe në tri ndeshje me U21 të Kosovës ka shënuar një gol.

Momentalisht Dion Berisha po paraqitet në Ligën Regjionale në Bayer, ku në 11 ndeshje ka shënuar pesë gola.

