Reagon Arbnor Muja pas deklaratave të Giresses: Nuk kërkova të jem titullar, s’lejoj të më njëlloset emri - NACIONALE

Reagon Arbnor Muja pas deklaratave të Giresses: Nuk kërkova të jem titullar, s’lejoj të më njëlloset emri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Royal Antweript, Arbnor Muja ka deklaruar se Alain Giresse ka gënjyer në konferencë për shtyp duke thënë se nuk kërkoi të ishte titullar në ndeshjet e qershorit.

Tekniku francez të premten tha se Muja kishte kërkuar të ishte titullar në të dy ndeshjet e qershorit, gjë të cilën ai nuk e pranoi prandaj edhe s’ka ardhur.

Mirëpo, tani ka reaguar edhe Muja që në “Facebook” shkroi se Giresse s’ka thënë të vërtetën dhe se ai thjesht e ka pyetur se ku qëndron në planet afatgjatë.

Përshëndetje miq. Deri sot kam heshtur për çështjen e mosftesës sime nga selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse. Por sot nuk do ta heshti”.

Deklarata e selektorit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullar në ndeshjet e qershorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e marsit, kërkesa ime ka qenë se ku qëndroj në planet e selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme dhe pse nuk jam paraqitur ndaj Izraelit dhe Andorrës dhe i kam treguar që mendoj se ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e marsit”.

Secili trajner dhe stafi i tyre që ka punuar me mua e dinë të gjithë që unë një gjë të tillë nuk e kërkoj kurrë”.

Emrin tim, selektori mund ta thërret, mund ta lërë në bankën rezervë, mund ta lërë edhe në tribuna por kurrë ta njollosë”.

Suksese përfaqësueses së Kosovës”, shkroi Muja.

Lajme të ngjashme