Talenti brazilian vendos rekordin e jashtëzakonshëm pas golit të fitores ndaj Meksikës
Talenti brazilian Endrick ka vendosur një tjetër rekord të mrekullueshëm me golin e fitores në minutën e fundit për shtetin e tij ndaj Meksikës.
17-vjeçari që do të bëhet lojtar i Real Madridit në korrik, shënoi me kokë në minutën e 96-të për t’ia sjellë fitoren Brazilit ndaj Meksikës.
Me një harkim nga bashkëlojtari i ri Vinicius Junior, Endrick u gjend në vendin e duhur për ta tundur rrjetën e meksikanëve.
Adoleshenti tani është vetëm lojtari i dytë në historinë e Brazilit që ka shënuar tre ndeshje radhazi për kombëtaren (2 prej tyre, ishin gola të fitores), rekord që para tij e ka arritur vetëm legjenda Pele.
Goli i parë erdhi ndaj Anglisë, ku u bë lojtari i parë që shënon në një ndeshje profesionale në “Wembley”.
Pastaj ai shënoi një tjetër në barazimin 3:3 ndaj Spanjës në të njëjtin muaj dhe që atëherë iu është dorëzuar fanella me numrin 9 e Brazilit, me të cilën do të paraqitet në Kupën e Amerikës.
Brazili është në grupin D në këtë turne, me kundërshtarë si Kosta Rika, Paraguai dhe Kolumbia, ndërsa përballjen e parë e zhvillojnë më 24 qershor.