Talenti 20-vjeçar ia shënon katër gola për 20 minuta Lyonit - NACIONALE

Talenti 20-vjeçar ia shënon katër gola për 20 minuta Lyonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Montpellier deri vonë ishte në epërsi udhëtim te Lyon, falë katër golave brenda 20 minutave të talentit 20-vjeçari Elye Wahi.

Me nga dy gola në dy pjesët, Wahi ndihmoi Montpellier të jetë në epërsi me rezultat 1:4 gjatë ndeshjes.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 40-të pas një asistimi të Chtard, ndërsa qysh në aksionin tjetër realizoi për ta përmbysur rezultatin.

Me kaq nuk u ndal duke kompletuar het-trikun me një gol nga pika e bardhë në minutën e 53-të, ndërsa dy minuta më vonë vulosi pokerin.

Sidoqoftë, fatkeqësisht për të në formë të lartë është edhe Alexandre Lacazette që sapo ka kompletuar het-trikun për ta barazuar rezultatin në 4:4.

Përndryshe Wahi është golashënuesi i tetë më i mirë në Ligue 1 me 17 gola të shënuar, dy më shumë se Leo Messi.

Lajme të ngjashme