Tahir Batatina: Prishtina e meriton Evropën, jo një lagje si Malisheva
Pasi e humbi titullin kampion, duke u mposhtur në xhiron e parafundit nga Ballkani 1:0, Tahir Batatina ka shpërthyer në akuza dhe fjalë jo të mira për rivalët.
Ballkani e fitoi titullin e tretë me radhë në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Llapin me golin e Bernard Karricës, me Batatinën që pas ndeshjes shpërtheu në akuza, duke thënë se suharekasit nuk e merituan titullin në fushë.
Por kjo nuk ishte deklarata e vetme skandaloze e trajnerit të Llapit, pasi ai vazhdoi me shprehje të ulta edhe ndaj Malishevës.
"Prishtina e meriton Evropën, dhe jo një lagje si Malisheva. Prishtina është klub i madh, klub me traditë, skuadër mirë e organizuar. Ka kontigjent të lojtarëve dhe uroj që katër skuadrat të paraqiten sa më mirë në garat evropiane", tha Batatina.
Kujtojmë se Ballkani përballet me Prishtinën në finale të Kupës së Kosovës, dhe në rast se suharekasit triumfojnë, Malisheva do të luajë në kualifikimet për Ligë të Konferencës e Llapi në kualifikime për Ligë të Evropës.
Në rrethana tjera, në fitore të Prishtinës, këta të fundit luajnë në kualifikime për Ligë të Konferencës, njëjtë si Llapi e Drita, me vetëm Ballkanin në kualifikime për Ligë të Kampionëve.