Tahir Batatina pas eliminimit: S’kishim fat në short, Elvir Gashijani është Edon Zhegrova i dytë - NACIONALE

Tahir Batatina pas eliminimit: S’kishim fat në short, Elvir Gashijani është Edon Zhegrova i dytë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Tahir Batatina ka kritikuar shortin për eliminimin në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ndërsa dha lëvdata për talentin Elvir Gashijan.

Gashijan ishte mahnitës, duke realizuar dy eurogol ndaj Brondby në eliminimin e turpshëm me rezultat të përgjithshëm 8:2.

Pas ndeshjes, Batatina foli për “RTK”, duke thënë se kanë bërë disa gabime në ndeshjen e parë, mirëpo fati thjesht s’ka qenë në anën e tyre kur u hodh shorti.

Si ekip s’kemi pasur fat në short për garat evropiane. Kemi pasur dy ekipe të fortë, sidomos Brondby. Përpos paraqitjes në ndeshjen e parë, kemi bërë paraqitje të mirë dhe këto gabimet e vogla kanë bërë që të pranojmë gola”.

I pyetur për Gashijanin, Batatina deklaroi se është talenti më i madh në Kosovë si dhe i bëri kërkesë përzgjedhësit Franco Foda të mos presë më dhe ta ftojë te ekipi A qysh në shtator.

Do të jemi skuadër shumë e fortë në kampionatin tonë dhe do të jemi larg në tabelë. Po më vjen mirë që këta djemtë e ri po e gjejnë formën, e patë Elvirin. Besoj që edhe selektori (Franco Foda) e ka pa dhe nuk ka çfarë pret, është Edon Zhegrova i dytë”.

E kam thyer rekord me transferime dhe do ta dyfishoj këtë në transferin e Elvirit. Elviri do ta bëjë një transfer që askush s’e ka parë ëndërr, do të rritet gradualisht. Ka shumë për të punuar, por për momentin është talenti më i mirë në Kosovë”.

Lajme të ngjashme