Sytë kah Kombëtarja, Kosova sonte do të nisë aventurën në Ligën e Kombeve - përballet me Qipron - NACIONALE

Sytë kah Kombëtarja, Kosova sonte do të nisë aventurën në Ligën e Kombeve - përballet me Qipron

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ditën e enjte do të nis aventurën në sezonin e tretë të Ligës së Kombeve.

"Dardanët" renditën në ligën C, grupi 2 me kombëtare si Greqia, Irlanda Veriore dhe Qipro, me këtë të fundit që do përballen sonte me fillim nga ora 18:00.

Kosova do të kërkojë vetëm fitore pavarësisht mungesave, me Mërgim Vojvodën që është rikthyer në Itali, derisa edhe disa incidente, siç ishte refuzimi i ftesës nga Edvin Kurtulus.

Sidoqoftë, përzgjedhësi Alain Giresse dhe mesfushori Valon Berisha në konferencën për shtyp në ditën e mërkurë, u shprehen plotësisht optimist që do të arrijnë fitore.

Po e nisim një garë të re, ku të gjitha skuadrat janë në nivel të njëjtë. Për mua kanë qenë shumë të rëndësishme dy ndeshjet që i zhvilluar në mars ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës sepse kemi treguar mënyrën si të ndërtojmë skuadrën dhe mentalitetin që duhet të kemi. Besoj që tashmë jemi në formën e duhur dhe të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ishte një pjesë e deklaratës së teknikut francez.

Ndërkohë, Berisha thekson se ëndërron ta kualifikojë Kosovën në Kampionat Evropian, njësoi si të gjithë lojtarët e tjerë.

Siç e thashë më parë, ne jemi duke u bërë më të moshuar prandaj si unë ashtu edhe lojtarët e tjerë, e kemi ëndërr që ta kualifikojmë Kosovën në Kampionat Evropian dhe do japim gjithçka që të realizojmë një gjë të tillë”, nënvizoi ai.

Kurse, përzgjedhësi i Qipros, Nikos Kostenoglou vlerësoi lartë ekipin e "Dardanëve", duke u shprehur se një futbollist i joni kushton sa e gjithë kombëtarja e tyre.

"Një lojtar i Kosovës ka vlerë më shumë se e tërë kombëtarja jonë, por ne nuk do të dorëzohemi, ne shkojmë për fitore".

Rezultate të njëjta sa i përket pesë ndeshjeve të fundit për dy kombëtaret

Nëse shohim pesë ndeshjet e fundit për dy kombëtaret, të dyja kanë rezultatet e njëjta.

Kosova në pesë takimet e fundit një fitore (ndaj Burkina Fasos), dy barazime (Zvicra dhe Greqia) dhe dy humbje (Jordania dhe Gjeorgjia), derisa Qipro ka mposhtur Estoninë, duke barazuar me Maltën dhe Estoninë (takimi i parë) dhe pësuar humbje nga Sllovenia dhe Rusia.

Për fund, kujtojmë se përballja mes Qipros dhe Kosovës do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “AEK Arena”.

Lajme të ngjashme