Sylvinho për suspendimin e Dakut: Duam të luajmë futboll, është vendim i UEFA-s - NACIONALE

Sylvinho për suspendimin e Dakut: Duam të luajmë futboll, është vendim i UEFA-s

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho ka refuzuar të komentojë vendimin e UEFA-s për ta suspenduar për dy ndeshje sulmuesin Mirlind Daku.

Pas ndeshjes ndaj Kroacisë, Daku ofendoi tifozët maqedonas dhe serbë ndërsa si pasojë është suspenduar për dy ndeshje nga shtëpia e futbollit.

Në konferencë për media, Sylvinho tha se dëshirojnë të luajnë futboll, andaj s’i takon të komentojë vendimet.

“Sikurse tha edhe Gjimshiti, jemi këtu për të luajtur futboll në një eveniment brilant, duhet të flasim për futboll. Nuk duam të shpenzojmë energji për diçka tjetër. Çfarëdo që ka vendosur UEFA është punë e saj.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kapiteni Berat Gjimshiti, duke shtuar se Daku gaboi por edhe kërkoi falje.

“Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Daku ka bërë gabim dhe ka kërkuar falje. Ne do të kemi kundërshtar të vështirë nesër dhe vetëm për këtë do mendojmë”.

Kujtojmë, në rast të fitores ndaj Spanjës – Shqipëria do të avancojë në fazën e eliminimit dirket.

Lajme të ngjashme