Sylvinho ka vetëm një dilemë, formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë
Pas fitores së madhe ndaj Ukrainës, Kombëtarja e Shqipërisë do të kërkojë fitoren e radhës, këtë herë si nikoqir i Gjeorgjisë.
“Kuq e Zinjtë” do të synojnë vetëm fitore me shpresën që të kualifikohen si lider i grupit B.
Përzgjedhësi Sylvinho pritet t’i qëndrojë besnik formacionit bazë që shënoi fitore ndaj Ukrainës, me dilemën e vetme është nëse Elseid Hysaj do të zëvendësohet nga Ivan Balliu.
Formacioni i mundshëm sipas gazetës shqiptare “Panorama Sport” do të duket kështu (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Laçi, Ramadani, Asllani; Asani, Manaj, Bajrami.
Ndërkohë, për Shqipërinë nuk do të jetë aspak e lehtë me Gjeorgjinë që po kalon formë të shkëlqyeshëm dhe së fundmi e “shkeli” Republikën Çeke.
Përballja zhvillohet në “Air Albania” me fillim nga ora 20:45, në stadiumin i cili do të jetë i stërmbushur, meqenëse të gjitha biletat tashmë janë shitur.