Superliga e Kosovës rikthehet me tre super ndeshje, vëmendja në Suharekë
Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë të shtunë pas një pushimi shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare.
Në Superligën e Kosovës do të zhvillohen tre ndeshej tejet interesante, ku vëmendja më e madhe do të jetë në Therandë, ku kampioni i Kosovës Ballkani e pret Gjilanin.
Skuadra e Ilir Dajës po kalon një periudhë të vështirë dhe tani synon të rikthehet fuqishëm me synimin që ta mbrojë titullin, derisa Gjilani ëndërron për një vend që të dërgon në Evropë.
Llapin e Batatinës gjithashtu e pret një sfidë jo e lehtë si nikoqir i Malishevës. Dy skuadrat po luftojnë për mbijetesë në tabelën momentale andaj do të bëjnë çmos për t’i arkëtuar pikët e plota.
Kurse, FC Prishtina do të përballet me Trepçën ’89. Pas një kohe të gjatë “bardhëkaltërit” do të zhvillojnë ndeshje në “Fadil Vokrri”, ku synojnë vetëm fitore nën urdhrat e Debatik Currit.
Të tre takimet nisin me fillim nga ora 15:00.