Superliga e Kosovës fillon sot, Llapi e pret Gjilanin e Feronikeli 74 udhëton te Ferizaji - NACIONALE

Superliga e Kosovës fillon sot, Llapi e pret Gjilanin e Feronikeli 74 udhëton te Ferizaji

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Superliga e Kosovës, edicioni 2024/25, fillon sot. Në program janë dy ndeshje. Llapi përballet me Gjilanin në Podujevë, ndërsa Feronikeli 74 udhëton te Ferizaj.

Sot do të rikthehet emocionet e futbollit kosovar. Llapi që doli nënkampion sezonin që lamë pas e me ambicie shumë të mëdha për këtë sezon e nis kampanjën me një nga skuadrat më të përforcuara dhe më serioze në afatin kalimtar, SC Gjilanin.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 që mbijetoi me vështirësi në Superligë, e nis sezonin e ri në udhëtim, ku përballet me Ferizajin që u promovua nga Liga e Parë.

Të dy këto ndeshje zhvillohen në terminin e njëjtë, me fillim nga ora 17:00.

Nesër, Superliga vazhdon edhe me dy ndeshje. Kampioni i Kosovës, Ballkani, përballet me Dukagjinin me fillim nga ora 17:00, teksa Prishtina rikthehet në shtëpinë e saj në Fadil Vokrri, ku dy orë më vonë përballet me Suharekën, skuadër kjo e promovuar gjithashtu nga Liga e Parë.

Përballja mes Dritës e Malishevës është shtyrë me kërkesë të Intelektualëve, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për ndeshjen e kthimit ndaj Audës në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Lajme të ngjashme