Superkompjuteri parashikon tabelën e Premierligës pas hapave fals të Liverpoolit dhe Arsenalit - NACIONALE

Superkompjuteri parashikon tabelën e Premierligës pas hapave fals të Liverpoolit dhe Arsenalit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pavarësisht lëshimit të dy pikëve në vikend, Liverpooli prapë vlerësohet si kandidati kryesor për titullin e Premierligës.

“Reds” u ndalën në një barazim 2:2 nga Man Unitedi, kurse janë vetëm gjashtë pikë para Arsenalit, megjithëse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar kundër rivalit lokal Everton.

Superkompjuteri i “Opta-s” ka bërë parashikimin e radhës për titullin e Premierligës dhe duket që Arne Slot në sezonin e parë do ta gëzojë titullin.

“Opta” nuk beson se Liverpooli do të ketë ndonjë rënie, ku vlerësojnë se do ta mbyllin kampionatin me 87 pikë, nëntë mbi Arsenalin – derisa si pozitë e tretë parashikohet Manchester City, kurse Chelsea e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Sipas këtij parashikimi, skuadra e Aro Muric – Ipswich Town së bashku me Leicester Cityn dhe Southamptonin do të bien nga liga.

Lajme të ngjashme